DYLON

Emigrimi – lehtësim, shqetësim, politikë apo humanizëm me popullatën e Kosovës?!

Avatar photo Redaksia

Shkruan: Luan Selishta

(2L ONLINE) – Të gjithë deri më tani e ndjejnë si pjesë e shqetësimit ikjen apo daljen e popullatës Kosovar nga shteti i tyre në drejtim të shteteve të Bashkimit Europian (BE). Unë personalisht e marr edhe si shqetësuese për disa arsye, por edhe si jo shqetësuese për disa arsye tjera, këtë iniciativë, sepse siç duket BE-ja ka nxjerrë një analizë të mirëfilltë e cila ka për qëllim kësaj radhe të ndihmojë popullin e Kosovës por jo liderët politik të Kosovës. Pse ndodhi pikërisht kjo dhe cilat janë alternativat të cilat e detyruan BE-në që të ndërmarrë një hap apo veprim të tillë mendojë që është një përgjigje me domethënie konstruktive dhe bindëse.

EkoHigjiena

Nëse bëjmë një analizë që nga paslufta, BE-ja në bashkëpunim me organizata të ndryshme evropiane dhe ato botërore ,si dhe me politikat e saj ndikuese arriti të shpërndajë me miliona euro në fusha të ndryshme, e cila konsiderohej si pjesë e ndihmës për shtetin e Kosovës duke u llogaritur si shtet i posa dal nga lufta dhe si një shtet i cili duhej të rimëkëmbej në të gjitha sferat politike, ekonomike, sociale dhe ajo legjislative.

Por shtrohet pyetja se cili ishte efikasiteti i kësaj ndihme në teren (në praktikë)?. Mund të konsiderohet nga ana e BE-së, në heshtje, si dështim i politikave të Bashkimit Evropian si dhe pasurim i liderëve dhe politikanëve Kosovarë.

Duke u parë nga BE-ja që Kosova pavarësisht ndihmave të dhëna me miliarda euro nuk arritën rezultatin dhe funksionalitetin e shtetit si dhe ndihmën ndaj popullit të Kosovës pasi që mungonte nga liderët tanë qeveritar vullneti, dëshira dhe egoja për të ndihmuar shtetin dhe popullin e tyre. Kësaj radhe BE-ja ndryshoj politikat sociale ndaj popullit të Kosovës jo duke adresua ndihma përmes politikanëve dhe liderëve qeveritar te Kosovës, por duke krijua lehtësira për popullin e Kosovës për të gjetur vetën e tyre përmes dhënies së mundësisë për të emigrua në shtetet e Bashkimit Evropian.

Shqetësim për mua është sepse kjo ngjarje sa do humane që është po na jep të nënkuptojmë që secili shtet që dëshiron ta sulmoj Kosovën mjafton të ndërlidhet politikisht me ndonjë shtet të Bashkimit Evropian sa për të hapur rrugët e migrimit për qytetarët e Kosovës dhe pa qenë fare e nevojshme sulme apo lufte ushtarake përmes linjës ajrore, mund të hyjë në shtetin e Kosovës, me armatimin më të mundshëm pa pasur se kush ti dalë para për të mbrojtur tokën e tyre.

E tërë kjo na jep të nënkuptojmë që nuk qëndron vetëm problemi i administrimit shtetëror për një gjendje të tillë dhe që mbizotëron sot në Kosovë por e quaj edhe si problem që mbizotëron edhe në vetë shoqërinë dhe organizimin e brendshëm të popullatës.

Kur ke një shtet të dobët nënkupton që ke një shoqëri jo të shëndosh të popullatës sepse institucionet shtetërore votohen dhe zgjidhen me votën e lirë të popullit dhe pikërisht në jemi ato që dimë të mblidhemi dhe organizohemi për të ikur nga Kosova por jo edhe për t’u mbledhur dhe ndëshkuar qasjet dhe politikat joadekuate të cilat ushtrohen nga qeveritaret tanë të cilët vet i zgjodhëm! /2L ONLINE/

/autori është ekonomistë i diplomuar & student në UP, viti I tretë, Drejtimi Juridik/