Emigrantët nuk kanë ku të kthehen!
Qeveria e Kosovës nuk do të jetë në gjendje që t`u ofroj kushte më të mira jetese qytetarëve që do të riatdhesohen. Kështu vlerëson Valdete Bajrami, deputete nga “Nisma për Kosovën”.
Deputetja Bajrami konsideron se fakti që ende nuk është shpalosur programi qeveritarë dëshmon se Qeveria nuk do të ju krijoj kushte të gjithë qytetarëve të cilët janë larguar dhe ata të cilët do të Riatdhesohen nga vendet e BE-së.
“Unë kam deklaruar që për këtë Qeveri që e kemi dhe për këtë kabinet qeveritarë nuk mund të presim ndonjë mrekulli që do të ndërmarrin në të mirë të riatdhesimit të të kthyerve nga vendet e BE-së, dhe këtë po e them duke u nisur nga fakti se deri me tani ne nuk e kemi ende Programin Qeveritare dhe kjo te dëshmon që nuk mund të presim që Qeveria do të ju krijoj kushte të gjithë qytetarëve të cilët janë larguar dhe ata të cilët do të Riatdhesohen nga vendet e BE-së”, thotë Bajrami për “Bota sot”.
Sipas saj, riatdhesimi e ka koston e vet, gjë të cilën Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje ta përballoj.
“Kjo situate është shumë e rënd se edhe ju jeni dëshmitarë që qytetarët tan të cilët gjinden në Hungari kanë pas kontakte edhe me Ambasadën tonë që gjendet në atë shtet dhe ju e dini shumë mirë se si janë trajtuar kërkesat e tyre për riatdhesim. Dhe unë po e them që kjo Qeveri nuk do të jetë në gjendje ta bëj riatdhesimin e qytetarëve në të mirë të tyre pasi që edhe kthimi i tyre ka koston e vet dhe unë nuk e besoj që do të ketë një iniciativë nga Qeveria në këtë drejtim”, potencon Bajrami.
