DYLON

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së

Emërohet Bordi i ri i SHSKUK-së
Avatar photo Redaksia

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili për emërimin e Bordit të ri Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ministri Ismaili, në fjalën e tij gjatë prezantimit të anëtarëve të Bordit tha se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm në vendosjen e ligjshmërisë në institucionet shëndetësore në vend dhe që garanton një funksionim adekuat të SHKSUK-së.

Ai thekson se Ministria e Shëndetësisë, si asnjë herë më parë, është e orientuar drejt zbatimit të reformave, fuqizimit dhe profesionalizimit të sektorit të shëndetësisë.

EkoHigjiena

Po ashtu, ministri theksoi se në shëndetësi do të punohet për vendosjen e rregullit, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjashtë anëtarë të këtij Bordi emërohen për mandatin e ardhshëm 3 vjeçar, ndërsa njëri anëtar emërohet në bazë të rotacionit për afatin 6 mujor. Përbërja e re e Bordit do të ketë këtë përbërje:

– Dr. Shemsi Veseli, Qendra Klinike Universitare e Kosovës;
– Dr. Fatmir Dragidella, Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;
– Dr. Naser Ramadani, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;
– Një anëtar nga Spitalet rajonale, në bazë të rotacionit;
– Dr. Mirdita Hajdari, Shërbimet e kujdesit parësor shëndetësor;
– z. Ardian Ferizi, Ministria e Shëndetësisë; dhe
– Një ekspert i menaxhmentit shëndetësor i zgjedhur me konkurs.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.