DYLON

Emërohen gjykatës porotë në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Këshilli i Lartë Gjyqësorë në Beograd në mbledhjen e mbajtur në dhjetorë të vitit 2014 ka sjellë vendim mbi emërimin e gjyqtarëve porotë për një mandat pese vjeçar. Sipas këtij vendimi në Gjykatën Themelore në Bujanoc janë emëruar 23 gjyqtarë porotë ku 8 prej tyre janë shqiptarë.

Vlen të theksohet se deputet shqiptarë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi gjatë vitit 2014 janë takuar më ministrin e Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq dhe kanë shtruar kërkesën për përfshirjen proporcionale të punësuarve sipas strukturës nacionale, transmeton Titulli.

EkoHigjiena

Gjithashtu Selakoviqit i është kërkuar që të kthehet gjykata themelore në Preshevë që është larguar me reformat e gjyqësorit në Serbi gjatë vitit 2010.

Shaip Kamberi, gjatë një tryeze të mbajtur në Bujanoc ka deklaruar se reformat gjyqësore kanë dëmtuar banorët shqiptar të Luginës.

Roli i gjykatësve porotë të emëruar në Gjykatën themelore në Bujanoc është i barabartë me gjykatësin e rregullt në zhvillimin e procedurës, administrimit të dëshmive dhe mundë të shtrojnë pyetje e të kërkojnë fakte të reja në procedurë.

Pavarësisht zhvillimeve në gjyqësorin e komunave Bujanoc e Preshevë mund të thuhet se emërimi i këtyre gjykatësve porotë është një hap pozitivë drejt përfshirjes së shqiptarëve në institucione shtetërore, ndërsa angazhimi i deputetëve shqiptarë në këtë drejtim mundë të jetë edhe më i madh në të ardhmen.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.