DYLON

Emërohen drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit

Emërohen drejtorët e rinj të Komunës së Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, ka emëruar drejtorët e rinj në mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve. Derisa në ditët në vijim pritet të emërohet edhe drejtori në Drejtorinë e Arsimit dhe zyrtarët tjerë.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se sot mbajtën mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, ku prezantuan një pjesë të përbërjes së re të kabinetit qeverisës për Komunën e Gjilanit.

EkoHigjiena

“Zotohemi se kjo përbërje do të jetë e përkushtuar dhe transparente që gjatë 4 viteve të ardhshme të punojë me nder dhe përgjegjësi”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, tregoi përbërjen e kabinetit qeverisës:

Kushtrim Ibrahimi – Drejtor i Shërbimeve Publike

Bajram Isufi – Drejtor për Bujqësi dhe Pylltari

Flakron Rexhepi – Drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit

Mimoza Kadriu – Drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Kushtrim Zeqiri – Drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport

Enver Shabani – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Eljesa Rashiti – Drejtoreshë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë

Avdyl Kastrati – Drejtor për Buxhet dhe Financa

Haki Huruglica – Drejtor për Zhvillim Ekonomik

Isa Agushi – Drejtor për Inspeksion

Elbasan Shabani – Drejtor për Administratë të Përgjithshme

“Ditëve në vijim do t’i bëjmë të ditur edhe emrat e zyrtarëve të tjerë. Na priftë e mbara”, tha kryetari Alban Hyseni. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.