DYLON

Emergjenca e Vitisë bëhet me autoambulancë të re

Emergjenca e Vitisë bëhet me autoambulancë të re
Avatar photo Redaksia

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, konkretisht shërbimi i Emergjencës ka pranuar sot një autoambulancë nga Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.

Me këtë rast Kryetari Haliti ka parë nga afër këtë autoambulancë dhe ka bashkëbiseduar me drejtorin e Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu dhe me Vjollca Kadolli-Halili, drejtoresh e QKMF-së në Viti lidhur me nevojat për investime për vitin në vijim.

Me këtë rast Kryetari Haliti falënderoj MSH-në e Republikës së Kosovës për këtë autoambulancë dhe potencoi se Komuna e Vitisë vazhdimisht ka bërë përpjekje në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore në gjithë territorin e Komunës së Vitisë si në QKMF-në e Vitisë, QMF-në e Pozheranit por edhe në punktet e mjekësisë familjare.

EkoHigjiena

Ndërkaq Drejtoresha Kadolli- Halili potencoi se kjo autoambulancë do të ndikoj pozitivisht në ofrimin e shërbimeve të shpejta shëndetësore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.