“Embrioni i shtatzënisë”, i piktorit Jetullah Haliti-Eti do të ekspozohet në Galerinë Manoir në Martini të Zvicrës
Piktori gjilanas Jetullah Haliti-ETI, do të merr pjesë në ekspozitën kolektive të artistëve ndërkombëtar në Galerinë Manoir në qytetin Martini të Zvicrës.
ETI ka bërë me dije se ekspozita realizohet në kuadër të 150 vjetorit të themelimit të galerisë.
“Në këtë ekspozitë marr pjesë me punimin nga cikli ,,Embrioni i shtatzënisë”, i cili punim i takon stilit “Profondist-ETI”, stil i cili më tepër është i njohur në Zvicër dhe Evropë sesa në Kosovë”, tha piktori Jetullah Haliti.
Sipas tij, ky punim është realizuar në vitin 2024, teknika e kombinuar me dimension 51×51″.
ETI tregoi se ekspozita mbahet me 23 tetor dhe mbyllet me 15 janar 2027 në Galerinë Manoir në qytetin Martini të kantonit Valais. /2LONLINE/
