Sabit Rrustemi
/2L ONLINE/ – Kjo është emblema e Manifestimit Kombëtar të Kulturës, “Flaka e Janarit”, emblemë e zgjedhur përmes një konkursi të hapur dhe një Komisioni profesional, emëruar nga Shoqata e Pavarur Kulturore e Gjilanit, si themeluese e këtij Manifestimi, qysh në vitin 1994…
Qëllimisht e solla variantin bardh e zi, ani se prej fillimit, ngjyrat kryesore të kësaj embleme, deri këtë vit, ishin vetëm Kuq e Zi … dhe, të tilla duhet të mbesin.
Vetëm kjo emblemë identifikon “Flakën e Janarit” e jo ndonjë tjetër që mbin brenda natës, pa kurrfarë procedure …
Çudia e zotit, kjo Emblemë që ishte në ballë të këtij Manifestimi, me ngjyrat kombëtare të saj dhe me të cilën me të drejtë mburreshim, mungon në 25 vjetorin e këtij Manifestimi.
Sekush e “harroi” apo e ndryshoi brenda natës ( dhe pse), vetëm dy apo tre vetë mund ta dinë, jo më shumë …
Kjo haresë apo çkado qoftë, nuk falet … /2LONLINE/
Më parë!
Tani!