DYLON

Elona Sadiku, ndër sopranot premtuese të Operës së Kosovës

Elona Sadiku, ndër sopranot premtuese të Operës së Kosovës
Avatar photo Redaksia

Elona Sadiku, soprano, ndonëse e re në moshë ka bërë emër në muzikën klasike tek ne. Pos në shumë projekte të Filarmonisë së Kosovës, ajo me shumë sukses po paraqitet edhe në operat që i ka realizuar Opera e Kosovës.

Ajo është paraqitur në operën me temë shqiptare “Goca e Kaçanikut” të kompozitorit Rauf Dhomi me regjinë e mjeshtrit Nikolin Gurakuqi dhe dirigjimin e maestro Edon Ramadani e më pas edhe në operën “Carmen” të kompozitorit të njohur francez Zhorzh Bize (Georges Biset) e tash së fundi edhe në operën “Gianni Schicchi” nga kompozitori Italian Xhakomo Puqini (Giacomo Puccini), shkruan kryelajmi.

EkoHigjiena

Pas suksesit të madh të kësaj opere, e cila në javën që lamë pas pati premierën dhe reprizën, solokëngëtarja Elona Sadiku, thotë të ketë patur nderin që sërish të jetë pjesë e Operës së Kosovës në operën “Gianni Schicchi” nga G. Puccini, duke interpretuar rolin e Nella-s.

“Ishte një përvojë e bukur të ndaj skenën me artistë të mrekullueshëm e të nivelit botëror, me një orkestër fantastike nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli, si dhe me regji nga maestro Luca Ramacciotti”, ka theksuar solokëngëtarja Elona Sadiku.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.