DYLON

Eljesa Rashiti: Prioritet mbetet ngritja e shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët

Eljesa Rashiti: Prioritet mbetet ngritja e shërbimeve më efikase dhe më cilësore për qytetarët
Avatar photo Redaksia

Drejtoresha për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Eljesa Rashiti, bashkë me shefen e sektorit të Gjeodezisë, Fatlinda Robelli dhe një pjesë të stafit, kanë prit gjeodetët e Komunës së Gjilanit.

“Sot zhvilluam një takim konstruktiv me gjeodetët e komunës tone, ku diskutuam për sfidat në terren dhe mënyrat për të përmirësuar proceset në Drejtorinë e Gjeodezisë, Kadastrit dhe Pronës”, tha Eljesa Rashiti.

EkoHigjiena

Drejtoresha theksoi se kanë biseduar me fokus tek përmirësimi i sistemit online, i cili do të na ndihmojë të trajtojnë lëndët më shpejt dhe të rrisin saktësinë e të dhënave për qytetarët.

“Falënderuese ndaj të gjithë gjeodetëve dhe stafit për përkushtimin dhe bashkëpunimin. Së bashku bëjmë shërbimet më efikase dhe më cilësore për qytetarët”, tha drejtoresha Rashiti. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.