Eljesa Rashiti: Përmbyllet me sukses procesi i dëgjimeve publike për Rindërtimin Kadastral
“Procesi i dëgjimeve publike në kuadër të Rindërtimit Kadastral është përmbyllur sot me takimet e mbajtura në lagjet Arbëria dhe Dheu i Bardhë, duke shënuar përfundimin e një serie takimesh me interesim dhe përfshirje të gjerë të qytetarëve”, bënë të ditur, Eljesa Rashiti, drejtoreshë e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Gjilanit.
Gjatë këtyre dëgjimeve, drejtoresha Rashiti, theksoi se diskutimet dhe kontributi i qytetarëve përbëjnë një bazë të rëndësishme për avancimin e këtij procesi, me qëllim të krijimit të një sistemi kadastral më të saktë, të drejtë dhe transparent.
“Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë falënderon të gjithë qytetarët për angazhimin dhe mbështetjen e treguar gjatë gjithë këtij procesi, duke theksuar se bashkëpunimi i tyre është kyç për suksesin e Rindërtimit Kadastral”, ka thënë drejtoresha Rashiti. /2LONLINE/
