Eljesa Rashiti: Një ditë në javë, orar i dedikuar për takime me qytetarë!
“Krahas takimeve që zhvilloj çdo ditë, çdo të martë do t’ia dedikoj një orar të veçantë takimeve të drejtpërdrejta me qytetarë. Çdo të martë, nga ora 09:00-12:00, mirëpres bashkëqytetarë nga çdo lagje, fshat e lokalitet i Gjilanit, dhe jo vetëm”, thotë Eljesa Rashiti, drejtoresha e Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Gjilanit.
Ajo shtoi se në bashkëpunim me kolegët e Drejtorisë, çdo kërkesë dhe shqetësim do të shqyrtohet me seriozitet dhe do të trajtohet në përputhje me ligjin dhe mundësitë buxhetore.
“Ky orar është një mundësi shtesë për komunikim të drejtpërdrejtë, por dyert tona mbeten të hapura për ju çdo ditë. Në shërbim të qytetarit”, ka thënë drejtoresha Eljesa Rashiti. /2LONLINE/
