DYLON

Elitarët kthehen nga Shqipëria me tre garues kampion

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani  po vazhdon rrugëtimin e saj të suksesit pasi karateistët e saj u kthyen me rezultate të mira edhe nga dy turnire të mbajtura në Shqipëri: Turnirin “Tirana Open 2013” dhe  Turnirin “Kupa e Elbasanit 2013”

Përfaqësuesit e Klubit Elita kanë  bërë me dije se Elita ka marrë pjesë me gjithsej 8 garues, 4 garues kanë marrë pjesë në Tirana Open që është mbajtur në Tiranë dhe 4 garues kanë marrë pjesë në kupën e Elbasanit që është mbajtur në Elbasan.

EkoHigjiena

E, trajneri i klubit Xhevat Shabani tha se garuesit e Elitës kanë treguar sukses në këto gara për arsye  se kanë treguar një cilësi dhe profesionalizëm të lartë,

“Elita në këto gara ka marrë pjesë me 8 garues dhe kemi fituar gjithsej 8 medalje prej tyre  3 vende të para, 3 vende të dyta dhe 2 vende të treta”, ka thënë Shabani.

Përfaqësuesi i klubit Elita Bashkim Byqmeti ka theksuar se elitarët në këto gara kanë shkëlqyer pasi që kanë arrit të marrin medalje secili garues, “8 garues-8 medalje. Jemi kthyer me tre kampion nga Shqipëria, ky është një rezultat i mirë që tregon se KK Elita po vazhdon suksesin gjatë gjithë vitit 2013”, tha ai.

Përndryshe, në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje në këto turnire:
Turniri “Tirana Open 2013” (4 gaures):

Fortesa Orana, vendi i parë (kumite);
Ariana Byqmeti, vendi i dytë (kumite);
Meriton Byqmeti, vendi i dytë (kumite);
Flaka Halili, vendi i tretë (kumite);

Turniri “Kupa e Elbasanit 2013” (4 garues):

Puhiza Halili, vendi i parë (kumite);
Lendrit Behluli, vendi i parë (kumite);
Puhiza Halili, vendi i dytë (kata);
Nart Shehu, vendi i tretë (kumite);

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.