Elitarët e nisin mbarë
(2LONLINE) – Klubi i Karatesë Elita nga Gjilani ka marr pjesë në Turneun “Fushë Kosova Open 2014” i cili është mbajtur sot. Kryetari i Klubit Elita Bashkim Byqmeti tha se garuesit Elitarë e filluan vitin 2014 me sukses të lartë duke fituar shumë medalje si në paraqitje individuale po ashtu edhe në ekipre.
Në këtë turne Elita ka fituar 18 medalje(në dy kategori) prej tyre:
Paraqitje Individuale:
– 4 vende të para (medalje të arta),
– 3 vende të dyta (medalje të argjendta) dhe
– 7 vende të treta (medalje të bronzta).
Paraqitje me Ekipore:
– Vendi i parë (Ekipore Meshkujt 7,8,9 vjec),
– Vendi i parë (Ekipore MIX 10-11 vjec),
– Vendi i parë (Ekipore Femrat 12-13 vjec)
Kryetrajneri e klubit të karatesë “Elita” Xhevat Shabani tha se është shumë i kënaqur me rezultatin pasi që po shpërblehet puna që janë duke bërë trajnerët në sallë gjatë ushtrimeve, ai tha garuesit tonë janë në formë të mirë dhe po tregojnë cilësi të larta.
“Këto ditë jemi duke punuar intensivisht me garues cilësor pasi që do të marrim pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Prishtinë me datën 4,5,6 prill 2014, ku shpresojmë dhe besojmë se do të arrimë rezultate të mira.”, ka thënë kryetrajneri Shabani.
Në vazhdim po i paraqesim garuesit që kanë fituar medalje:
Vendet e para (medalje e artë):
1. Omer Sahiti, (Lufëtra),
2. Altina Ajeti (kata)
3. Altina Ajeti (Luftëra)
4. Meriton Byqmeti, (Luftëra),
Vendet e dyta (medalje e argjent):
1. Auron Hajrullahu (Kata)
2. Omer Sahiti, (kata),
3. Ariana Byqmeti, (Luftëra)
Vendet e treta (medalje e bronztë):
1. Isuf Sahiti, (Kata),
2. Flaka Halili (Kata),
3. Flaka Halili (Luftëra),
4. Ariana Byqmeti (Kata),
5. Gramos Nuhiu (Kata),
6. Gramos Nuhiu (Luftëra),
7. Meriton Byqmeti (Kata)
Ekipore vendi i parë (medalje e artë):
Vendi i parë (Ekipore meshkujt grupmosha 7,8,9 vjec),
-Karateistët: Eduard Behluli, Dorian Ramizi dhe Jusuf Sahiti
Vendi i parë (Ekipore MIX grupmosha 10-11 vjec),
-Karatesitët: Omer Sahiti, Lundrit Rashiti dhe Altina Ajeti,
ARENA NUMËR 1 – Vendi i parë (Ekipore MIX, grupmosha 12-13 vjec)
-Karateistët: Ariana Byqmeti, Flaka Halili dhe Gramos Nuhiu).
Ekipore vendi i dytë (medalje e argjendt):
ARENA NUMËR 3 – Vendi i dytë (Ekipore MIX grupmosha 12-13 vjec)
-Karateistët: Ariana Byqmeti, Flaka Halili dhe Gramos Nuhiu.
