Ekspertët thonë se fiqtë të zhytur në vaj ulliri , që vijnë nga receta shumë të vjetra të marra nga vende bregdetare, janë një kurë shumë efikase dhe e padëmshme në përdorim. Ato mund të përdoren për shumë probleme shëndetësore, si problemet e stomakut, hemorroidet kapsllëkun, kolesterolin e lartë, aneminë, astmën, bronkitin e shumë të tjera.
Fiqtë përmbajnë një sasi shumë të madhe të vitaminave C si dhe antioksidues të cilat mund të shërbejnë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës. Në ta gjendet edhe vitamina B6, e cila për shumë kohë është menduar se kuron sëmundjet e mëngjesit, shkruan albeu.com
Përbërësit:
40 fiq të thatë (sigurohuni që cilësia të jetë sa më e mirë)
Vaj ulliri
Si ta përgatisni:
Fillimisht vendosini fiqtë e thatë në një enë të mbyllur dhe mbusheni këtë enë plot e për plot me vaj ulliri. Mbylleni dhe lëreni ashtu për 40 ditë. Gjatë këtyre ditëve fiqtë do të përthithin shumë vaj ulliri. Konsumoni një nga fiqtë përpara çdo vakti.
Burimi: Healthy Life Byte