DYLON

Eliminohet rrjedha e ujit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani”

Avatar photo Redaksia

(2LONLINE)  – Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport pas kërkesës që i kishte adresuar Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencës dhe Kompanisë KRU-Hidromorave lidhur me rrjedhën e ujit për brenda Shtëpisë së Kulturës  “ Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti kanë arritur ta eliminojnë këtë problem e cila kishte paraqitur problem serioze për brenda kësaj shtëpie.

“Rrjedha e ujit paraqiste rrezik Brenda Shtëpisë së Kulturës, duke kaluar në katin përdhes ku edhe janë stabilimentet elektrike, duke dëmtuar muret dhe kështu duke krijuar pasiguri për jetën e njerëzve” u shpreh përgjegjësi i kësaj shtëpie Hetem Kurteshi.

EkoHigjiena

Me ndihmën e kompanisë “KRU-Hidromorava” është ndërprerë  rrjedhja e ujit nga një gyp i ujësjellësit i cili kalonte rreth rrugës njëkaheshe, pranë Shtëpisë së Kulturës dhe atë nga krahu I djathtë duke hyrë në brendësi të kësaj shtëpie.

Kjo rrjedhë konsiderohej si problematike nga zyrtarët  e Shtëpisë së Kulturës pasi që rezultonte me dëmtime dhe rreziqe serioze brenda saj. /2lonline/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.