DYLON

Elektrodistribucioni sërish në aksion për të shkyçur rrymën

Avatar photo Redaksia

Ekipi i Elektrodistribucionit “Juglindje” ka filluar t’i shkyç rrymën borxhlinjve të cilët para 15 ditëve kanë marrë vërejtjen e fundit për pagesën e borxhit të mbetur.  Kjo ndërmarrje ka dërguar në fillim të gushtit rreth 20.000 paralajmërime para shkyçjes, kurse vlerësohet se që janë përgjigjur gjysma e këtyre harxhuesve.

Rreth 10.000 harxhues nga rrethi i “Juglindjes” që përfshinë edhe komunën Bujanoc e Preshevë, tani janë në rrezik të madh që të mbesin në terr, kurse urdhëresat janë shtypur për harxhuesit e energjisë elektrike që kanë borxhlinjtë më shumë se 10.000 dinarë.

EkoHigjiena

Kyçja e re në rrjetin elektrik kushton 1.700 ose 2.500 dinarë në varsi nga ajo se harxhusit a ju ka shkyç rryma nga shtylla elektrike apo nga vet ora e rrymës në shtëpi. Kushti për rikyçje të rrjetin e energjisë elektrike është pagesa e borxhit në tërësi.

Në shenj falënderimi për pagesë të rregullt të rrymës, “Juglindje” të enjten (21 gusht) i ka dhuruar 100 komplete biletash për edicionin Takimi i filmeve në Nish, për pronarët e objekteve që nuk kanë borxhe ndaj kësaj ndërmarrje.

Ishin 30.522 të përzgjedhur si paguesit e rregullt të energjisë emrat e të cilëve u tërhoqën nga gazetarët e mediave që veprojnë në rrethin e Nishit, raporton portali “Juznevesti”.

Tërheqja e u bënë hapësirat publike të “Juglindjes” me çrast prezantoi edhe drejtori Darko Bullatoviq.

Paguesit e rregullt konsiderohen të gjithë ata që i lajnë borxhet në afat të arritshëm, nuk kanë borxhe e as marrëveshje për pagesën e rrymës me këste.

Në “Jugoistok” theksohet se punëtorët e saj nuk mundë të jenë fitues të këtyre kompleteve me bileta, transmeton Portali Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.