Ekstremet politike jo gjithmonë tërhiqen në drejtime të kundërta!

Ekstremet politike jo gjithmonë tërhiqen në drejtime të kundërta!

Në pamjen e parë, duket se është lehtë për ta ditur se dy rryma ekstreme në politikë tërhiqen në drejtime të kundërta. Por jo, nuk është gjithmonë ashtu. Sidomos në rrafshin politik, nuk është ashtu.

Shkruan: Gani NEZIRI

Bashkëpunëtorët politik servil dhe bashkëpunëtorët politik lojal ndaj eprorit janë dy ekstreme që në rrafshin politik puqen në një pikë.

Servili është “bashkëpunëtor” nënshtrues i eprorit, ndërkaq, lojali është “bashkëpunëtor” besnik i eprorit.

Që të dy këto tipe “politikanësh” i sjellin dëme eprorit politik pas të cilit radhiten.

Bashkëpunëtori servil ka sjellje prej pakurrizori moral, pa fije fytyre i bien deri te gjunjët eprorit të vet duke prishur edhe estetikën e vet trupore për të miratuar çdo ide që rrjedh nga mendja e eprorit. Pavarësisht është apo jo e dobishme për shtetin e shoqërinë.

Ndërsa, edhe bashkëpunëtor lojal, (i cili, mund të quhet edhe besniku i eprorit), gjithashtu, ka prirje të miratoj çdo ide që rrjedh nga mendja e eprorit, pavarësisht është apo jo e dobishme për shtetin e shoqërinë.

Por, për dallim nga servili që shtrinë qafën dhe kurrizin deri te gjunjët e eprorit për të arrirë ambiciet e synuara, ndërkaq, lojali nuk ulë as qafën dhe as kurrizin. Përkundrazi, mbanë kokën lart dhe kurrizin drejt. Në raste të veçanta kur nuk pajtohet edhe nxjerr gjoksin përpara.

Çuditërisht, eprorët e sotëm politik më shumë preferojnë të parin, pra servilin, se sa të dytin-lojalin, pra, politikanin besnik.

Athua, pse ndodhë kjo prapështi?!

Kjo ndodhë, sepse, politikani besnik megjithatë, në raste të veçanta, kur situatën e sheh më ndryshe nga eprori i tij mbledh guximin dhe pa frikë i thotë shefit të partisë atë ide çfarë mendon me kokën e vet.

Ndërkohë që, politikani servil është frikacak e pa karakter dhe fare nuk mendon për kokën e gjunjëzuar e kurrizin e lakuar. Ai përkushtohet në qëllimet finale (të liga).

Pra, eprorët e partive politike kosovare që të ecin sigurt në drejtimin e duhur për shtetformim real të Kosovës dhe zhvillim ekonomik duhet të jenë më të kujdesshëm ndaj bashkëpunëtorëve servil dhe të kthejnë shikimin dhe besimin nga lojalët e vet, pikërisht nga fakti se; në raste të ndjeshme nuk miratojnë apriori por guxojnë të shprehin edhe mendimin e tyre të pavarur.

Janë të tillë, pikërisht nga arsyeja se besojnë shumë në eprorin e tyre.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE