DYLON

Ekstradohet suksesshëm nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhëresë gjykate

Ekstradohet suksesshëm nga Gjermania në Kosovë i kërkuari me urdhëresë gjykate
Avatar photo Redaksia

Mbrëmë, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, njësia për menaxhimin e urdhëresave – arrestimeve e Policisë së Kosovës, ka realizuar me sukses pranim-dorëzimin e shtetasit L.M., mashkull, 27 vjeç, i cili është ekstraduar nga shteti i Gjermanisë.

I kërkuari ishte subjekt i një urdhërese të lëshuar nga organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës për veprën penale “Vjedhja e rëndë” – i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim.

EkoHigjiena

Pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, personi është shoqëruar dhe dorëzuar në qendrën e paraburgimit Hajvali, për vuajtje të mëtejme të dënimit..

Operacioni është përmbyllur pa asnjë incident dhe në përputhje me standardet profesionale.

Policia e Kosovës vazhdon të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për kapjen e personave të kërkuar dhe të zbatojë ligjin me përkushtim të lartë, në funksion të sigurisë publike dhe sundimit të drejtësisë, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.