DYLON

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 16.02.2026 ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre zvicerane.

I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.