DYLON

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me letërreshtim ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet  e tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  sot më datë 04.08.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar K.B. nga Zvicra për në Kosovë.

I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letë- rreshtim ndërkombëtar  të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’.  

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Zvicrës. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë për vazhdim me procedurat e tjera ligjore. 

Policia e Kosovës, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar, do vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktiviteteve të tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.