DYLON

Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Ekstradohet nga shteti i Francës personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor në Viti në bashkëpunim me ILEC-un dhe njësite të tjera të Policisë së Kosovës, përmes aeroporti ndërkombëtar të Shkupit me datën 01.07.2024 ka realizuar ekstradimin nga shteti i Francës të personit A.R. (viti i lindjes 1995, mashkull kosovare).

Ai ishte i kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me dënim burgimi prej dy (2) vite e katër (4) muaj për veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

EkoHigjiena

Personi i kërkuar pas përfundimit të procedurave ligjore është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.