Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kroacia për në Kosovë falë bashkëpunimit të ndërsjellë.
Me datën 15.08.2026 është ekstraduar nga Kroacia për në Kosovë, shtetasi i Kosovës, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë për përfshirje në veprën penale “Dhunimi”.
Pas ekstradimit i dyshuari u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për procedura të mëtutjeshme ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. thuhet në njoftimi ne Policisë së Kosovës. /2LONLINE/
