DYLON

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest

Ekstradohet nga Kosova për në Suedi një person i kërkuar me urdhërarrest
Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe me institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Kosova drejt Mbretërisë së Suedisë.

Me datën 21.10.2026 është ekstraduar nga Kosova për në Suedi, një shtetas i Mbretërisë së Suedisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë, i përfshirë në vepra të rënda penale lidhur me narkotikët.

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.