Ekstradohet nga Kosova për në Suedi, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot me datë 31.07.2026 përmes aeroportit “Adem Jashari” Prishtinë, ka bërë ekstradimin e shtetasit të Suedisë, A.B., nga Republika e Kosovës për në Suedi.
I dyshuarit ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Suedisë.
Ekstradimi u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Suedisë, thuhet në njoftimin e Policisë. /2LONLINE/
