DYLON

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Italia për në Kosovë, i kërkuari me letër rreshtim ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datën 23.07.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Italia për në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane ku i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Italisë.

I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë, rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.