DYLON

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë një person i dyshuar

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë një person i dyshuar
Avatar photo Redaksia

Me datën 17 shtator 2026, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e një personi nga Franca për në Kosovë, pasi i lartcekuri ishte në kërkim ndërkombëtar me kërkesë nga Gjykata Themelore Ferizaj për kryerjen e veprës penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ nga neni 374 i KPRK-së.

I njëjti është dënuar me burgim në kohëzgjatje katër (4) vjet. Personi në shoqërim të zyrtarëve të ILECU-t, ka arritur në Aeroportin e Prishtinës, ku më pas nga zyrtarët e njësisë së sektorit, është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit për vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.