DYLON

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Ekstradohet nga Franca për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 02.04.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar  nga Franca për në Kosovë.

I dyshuari ishte  arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.   

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Franceze. 

I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore. 

Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.