DYLON

Ekstradohen nga Italia për në Kosovë dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar pasi që iu ishin shmangur drejtësisë

Ekstradohen nga Italia për në Kosovë dy të kërkuar me letër-rreshtim ndërkombëtar pasi që iu ishin shmangur drejtësisë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datat 12 dhe 13 mars 2026, kanë realizuar me sukses ekstradimin nga Italia për në Kosovë, të dy të kërkuarve përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës dhe që të njëjtit ishin arrestuar nga autoritete italiane.

Me datë 12.03.2026, është realizuar ekstradimi i të kërkuarit A.B., pasi që nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

EkoHigjiena

Ndërsa me datën 13.03.2026, është ekstraduar i kërkuari Xh.K., pasi që i njëjti nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, kërkohej për veprat penale “Vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje”

Të dy ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre Italiane.

Pas ekstradimit, të dyshuarit u dorëzuan njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit përkatësisht Mitrovicës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.