DYLON

Ekstradohen dy persona të kërkuar, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë

Ekstradohen dy persona të kërkuar, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka bërë ekstradimin e dy shtetasve, njëri nga Zvicra për në Kosovë dhe tjetri nga Shqipëria për në Kosovë.

I dyshuari i parë ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘grabitje’ dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

EkoHigjiena

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të R. Kosovës dhe atyre të Zvicrës.

I dyshuari, pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë, rajoni i Gjilanit, për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

I dyshuari i dytë ishte arrestuar nga autoritetet shqiptare përmes pikës kufitare në Vërmicë, pasi që kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale ‘arratisja nga institucioni’, ku me vendim të ligjshëm ishte privuar nga liria, pasi që kishte qenë i dënuar për dhënie të ndihmës në një rast ‘vrasje e rëndë’.

I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.