Ekspozitë personale e nxënëses Rona Avdyli

Ekspozitë personale e nxënëses Rona Avdyli

Në art-galerinë e SHFMU-të “Mulla Idriz Gjilani” në Velekincë të Gjilanit, para një numri të madh artdashësish është hapur ekspozita e parë personale e nxënëses së kl. IX/1, Rona Avdyli, kujdestar i së cilës është arsimtari Mejdi Kçiku dhe arsimtar e artit, Miradie Maliqi.

Nga: Nijazi RAMADANI

“Rona është prezantuar me punime të ndryshme si nxënëse talentuar e kësaj Shkolle të Mesme të Ultë. Rona është vlerësuar për një performancë të lartë nga tre shtylla të Artit Pamor, pikturë, dizajn, dhe të punuara në teknika të ndryshme, si: Laps të kombinuar (Laps-ngjyrë), akuarel”, ka deklaruar profesori dhe kritiku i Arteve Pamore, Zejnullah Zejullahu, me rastin e hapjes së kësaj ekspozite në këtë shkollë.

Drejtori i shkollës, Fatmir Latifaj, ka thënë se Rona me këso aktivitete në shkollë, ka qenë e pranishme vazhdimisht edhe në ekspozitat tjera kolektive, për ta kurorëzuar me këtë përmbyllje të saj të suksesshme, përmes ekspozitës personale.
Pra edhe kjo ngjarje ka për qëllim reflektimin e shkathtësive profesionale të nxënësve dhe arsimtarëve, ka thënë ai.
Sipas drejtorit, nxënësit të kësaj shkolle po tregojnë suksese të mëdha brenda dhe jashtë saj.

Ndër aktivitetet më të arrira janë edhe ekspozitat të tilla në ambiente të shkollës, ndërsa deri në fund të vitit shkollor do të vazhdohet edhe me aktivitete të tjera, duke veçuar programet dhe pjesëmarrjen aktive të letrarëve, të dramës, pastaj përgatitjen e revistës së shkollës për të cilën është duke u punuar prej disa muajsh e aktivitete të tjera.

Drejtori Latifaj tha se ndihet krenar me të arriturat e nxënësve pasi edhe ata po na bëjnë krenarë me paraqitjet e tyre në garat e ndryshme.

KOMENTE