DYLON

Ekspozitë personale e Avni Behlulit

Ekspozitë personale e Avni Behlulit
Avatar photo Redaksia

Ekspozitë personale e profesorit Avni Behlulit

Kurator: Gani Bytyqi

EkoHigjiena

Ftoheni të merrni pjesë në ekspozitën personale të artistit Avni Behluli, e cila do të hapet më:

17 tetor 2025 (e premte)
Ora 18:00
Galeria e Arteve, Gjilan

Në këtë ekspozitë, artisti Avni Behluli prezanton një pjesë të krijimtarisë së tij shumëdimensionale – skulpturë, instalacion, vizatim dhe pikturë.

Ky aktivitet organizohet në nderim të pensionimit të tij, si një falënderim për gjithë kontributin e tij në arsim dhe art.

(fragment nga teksti i parathënies së katalogut të ekspozitës)

Kuratori: Gani Bytyqi

Në veprën artistike të Avni Behlulit shpalosen epokat, ndërthuren shekujt, jetësohen ngjarjet, skaliten personazhet. Aty shpërfaqen portretet e heronjve, lexohen e kujtohen ngjarjet historike dhe tragjika e tyre. Krijohet mbamendja dhe përjetësohet historia. Aty takojmë luftëtarë e heronj të përmasave kreshnike, si ata të legjendave të lashta. Shohim skena me thyerje shpatash, gërshetim predhash, flijime e rënie në fronte betejash. Aty ndiejmë trishtim për humbje të dhimbshme, por edhe krenari për fitore të mëdha. Por, në veprën e Avniut jetësohen edhe ndjenja më sublime, si dashuria e shenjtërimi i jetës dhe krijimi e mbrojtja e saj. Pastaj kultivimi, ruajtja dhe bartja e trashëgimisë socio-kulturore e filozofike, si testament brezash.

Avniu, me skulpturën e tij, sikur i ka përbashkuar kohët, epokat, shekujt. Sikur e ka zënë me dorë amshimin, për ta sjellë para nesh, si komunikim artistik, si raport ndërmjet jetës, historisë dhe artit, në mënyrë që publiku të mund të krijojë raportin e tij me kohën dhe me artin.

Arti i Avniut është mit. Ai është miti i së kaluarës. Është miti i atdheut dhe i lirisë së tij. Ai është miti i flijimit të luftëtarit. Arti i Avniut është miti i mbijetesës sonë. Ai është miti për femrën. Miti i amësisë së saj. Në veprën e Avniut mit është vendlindja e tij. Është gjuha dhe autoktonia. Është tradita kulturore.

Mit, është vetë arti.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.