DYLON

Ekspozitë në Kalanë e Gjirokastrës!

Ekspozitë në Kalanë e Gjirokastrës!
Avatar photo Redaksia

Në një nga monumentet më domethënëse të trashëgimisë në qytetin e Gjirokastrës, u hap ekspozita e përbashkët e Qendrave Rajonale për Trashëgimi Kulturore, QRTK Prizren dhe QRTK Gjilan, e cila prezanton proceset profesionale të restaurimit, konservimit dhe dokumentimit të aseteve të trashëgimisë kulturore.

Në hapje, drejtori Arton Hoxha, në emër të QRTK- së Gjilan theksoi:

EkoHigjiena

“Kjo ekspozitë është dëshmi e punës së përkushtuar, e profesionalizmit dhe e përgjegjësisë sonë të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë. Bashkëpunimi ynë me kolegët në Gjirokastër është shembull i qasjes institucionale që synon ruajtjen e vlerave dhe forcimin e lidhjeve kulturore ndërmjet nesh.”

Në rolin e nikoqirit, drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka, u shpreh:

“Është kënaqësi të mirëpresim kolegët nga Kosova dhe të ndajmë rezultatet e punës sonë të përbashkët. Kjo ekspozitë reflekton jo vetëm ndërhyrjet profesionale, por edhe besimin tek një vizion i përbashkët për trashëgiminë.”

Ekspozita ofron një panoramë të qartë të punës shumëvjeçare të ekipeve të specializuara, duke prezantuar:

• vlerësimin dhe analizën e monumenteve,

• teknikat konservuese,

• rëndësinë e dokumentimit profesional,

• qasjet që sigurojnë ruajtjen afatgjatë të trashëgimisë kulturore.

Hapësira mbetet e qasshme për vizitorët dhe synon informimin, ndërgjegjësimin dhe forcimin e vlerësimit për këtë pasuri të përbashkët kulturore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.