DYLON

Ekspozitë kushtuar veprimtarit Adem Demaçit

Avatar photo Redaksia

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” do të organizojë sot ekspozitë kushtuar 80 vjetorit të lindjes së veprimtarit të shquar shqiptar dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
Demaçi shquhet për aktivitetin e tij politik kundër regjimit jugosllav, për çka ishte mbajtur 28 vjet në burgjet e Jugosllavisë.

Në vitin 1991, Parlamenti Evropian e kishte nderuar atë me çmimin Saharov, duke e radhitur atë në mesin e personaliteteve të njohura botërore, gjurmët e së cilit do të mbesin në histori.

EkoHigjiena

Më së miri, Demaçi njihet si udhëheqës i Këshillit për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995 dhe si zëdhënës i UÇK-së gjatë periudhës 1998/1999.

Kjo ekspozitë është organizuar nga Shoqata e të Burgosurve të Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës ” Pjetër Bogdani”, Instituti Albanologjik i Prishtinës dhe Instituti i Historisë “ Ali Hadri”.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.