DYLON

Ekspozita e lopëve simentale organizohet edhe këtë vit në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Komuna e Bujanocit edhe këtë vit organizon ekspozitën e lopëve të racës simentale “Bujanoci 2016”. Ekspozita do të mbahet në fshatin Levosovë të komunës së Bujanocit më 1 Tetor me fillim nga ora 12:00 dhe ftohen të gjithë blegtorët të prezantojnë lopët e tyre.

Organizator është komuna e Bujanocit në bashkëpunim me stacionin e veterinarisë në Bujanoc, ndërsa në vitin e kaluar kishin marrë pjesë në ekspozitën e këtillë 72 lopë nga 62 pronarë, shkruna Titulli.com.

EkoHigjiena

Vlen theksuar se në ekspozitën e parë republikane të bagëtive të mëdha, të zhvilluar më 3 tetor të vitit 2015 në Krushevc, demi nga Konçuli i pronarit Hamdi Ademi është zgjedhur në rrethin e 15 më të mirëve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.