Ekspozita e artit pamor në Kamenicë, ja fituesit
Mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, është mbajtur ekspozita e artit pamor në kuadër të Manifestimit Tradicional “Lulëkuqet e Prillit”.
Kjo ekspozitë ka synuar të promovojë krijimtarinë artisitike, të mbajë aktive jetën kulturore si dhe të nderojë një nga figurat më të shquara të artit mbarëkombëtar Adem Kastratin.
Ky konkurs në vetvete ka pasur disa kritere, secili artist ka pasur një temë të lirë për të trajtuar, ka përfshirë të gjitha fushat e artit pamor, si dhe tre ka qenë numri i punimeve me të cilat ka mundur të përfaqësohet një artist.
Një konkurs i drejtë që ka sjellë larmishmëri ngjyrash e idesh.
Nga ky konkurs fituesit janë si në vijim:
Vendi i parë: Fetah Shehu
Vendi i dytë: Ari Thaqi
Vendi i tretë: Arbenita Kërqeli
