DYLON

Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” promovohet në Bujanoc

Avatar photo Redaksia

Një grup i artistëve të rinj nga Lugina kanë promovuar ekspozitën me piktura dhe fotografi të ndryshme të vendosura në shtëpinë e kulturës në Bujanoc. Organizatorët janë shprehur të kënaqur me pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë ngjarje kulturore, transmeton Titulli.

Flutra Aliu, organizatore dhe e cila ka prezantuar disa fotografi në këtë ekspozitë është shprehur e kënaqur me pjesëmarrjen dhe se kjo ishte hera e parë e një organizimi të këtillë në Bujanoc.

EkoHigjiena

Edhe Krenar Halimi, i cili prezantoi me disa fotografi në këtë ekspozitë tha se vlerat kulturore të këtilla nuk kanë përkrahjen e duhur nga institucionet lokale mirëpo puna e tyre do të vazhdojë në promovimin e vlerave të artit.

Duke përshëndetur këtë aktivitet kulturor drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Arsim Asllani nikoqir i kësaj ekspozite është shprehur se rrallë ndodhë që ngjarje të këtilla kulturore të prezantojnë artistët nga rajoni ynë.

“Në një kohë të vështirë për të gjithë neve posaçërisht për botën e artit, këta artist na shpjegojnë me një dimension tjetër të perceptimit të realitetit tonë”, tha Asllani.

Ai duke përgëzuar këta artistë për punën e tyre kërkoi që edhe institucionet tjera komunale të përkrahin aktivitete të këtilla.

Avni Zahiri, pedagogë i artit në Bujanoc tha se është e vështirë të flitet për artin e pjesëmarrësve dhe kjo ekspozitë është interesante dhe ka vlerë të veçantë për artistët e rinj.

Ekspozita “Ana tjetër e Luginës” përfshinte fotografi dhe piktura të jetës në Luginë dhe është synuar përmes kësaj të paraqitet jeta reale e shoqërisë e cila jeton në këtë rajon.

Artistët e ekspozitës ishin dy fotograf Flutra Aliu e Krenar Halimi dhe piktor Fitore Fejzullahu, Leoneta Abdyli dhe Mentor Avdili.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.