DYLON

Eksporti i parë në Dheu të Bardhë pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA

Eksporti i parë në Dheu të Bardhë pas hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA
Avatar photo Redaksia

Sot, në pikën kufitare Dheu i Bardhë, është realizuar eksporti i parë i mallrave nga Kosova në kuadër të hyrjes në zbatim të plotë të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Me rastin e këtij eksporti të parë, në pikën kufitare Dheu i Bardhë ishte i pranishëm Zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Jeton Mehmeti, përcollën nga afër zbatimin praktik të marrëveshjes dhe procedurat për eksportin e parë.

EkoHigjiena

Nga 1 tetori 2026, marrëveshja hyn në zbatim të plotë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të EFTA-s, përkatësisht Zvicrës, Lihtenshtajnit dhe Norvegjisë, duke krijuar kushte të reja dhe më të favorshme për zhvillimin e shkëmbimeve tregtare dhe rritjen e eksporteve të produkteve kosovare në këto tregje.

Eksporti i parë i realizuar sot në Dheu të Bardhë shënon një moment të rëndësishëm në zbatimin praktik të kësaj marrëveshjeje dhe përfaqëson një hap të ri në lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e lidhjeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s.

Në kuadër të marrëveshjes, mallrat që plotësojnë kushtet e përcaktuara mund të përfitojnë nga trajtimi preferencial tarifor, ndërsa operatorët ekonomikë duhet të sigurohen që dëshmitë e origjinës dhe dokumentacioni përkatës të jenë në përputhje me kërkesat e marrëveshjes dhe rregullat në fuqi.

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe operatorët ekonomikë, do të vazhdojë të sigurojë zbatimin e plotë të marrëveshjes dhe lehtësimin e procedurave doganore, në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullat e përcaktuara.

Hyrja në zbatim të plotë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA paraqet një mundësi të rëndësishme për bizneset kosovare për të zgjeruar aktivitetin e tyre në tregjet e vendeve të EFTA-s dhe për të rritur potencialin eksportues të Republikës së Kosovës.

Eksporti i parë i realizuar sot në Dheu të Bardhë shënon fillimin e zbatimit praktik të një marrëveshjeje të rëndësishme për zhvillimin e tregtisë dhe marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të EFTA-s. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.