DYLON

Ekspertiza do të qartëson rastin e Arbenita Selimi-Spahiu

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Vdekja e 27 vjeçare Arbenita Selimi-Spahiu dy orë pas lindjes, në Spitalin Regjional të Gjilanit ka bërë që të ngritën dyshime dhe dilemat të shumta në ofrimin e shërbimeve shëndetësore. Edhe prokuroria ka nisur hetimet për rastin për të parë se a ka pasur lëshime nga faktori njeri në këtë rast. Ndërkohë që ajo që vlerësohet si kryesore në këtë rast që do të sqaronte çështjen dhe do të largonte të gjitha dilemat është rezultati i ekspertizës që fatkeqësisht akoma nuk është kryer.
Në ndërkohë, Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani me temën :”Shërbimet shëndetësore dhe betimi i Hipokratit. Sa po avancohen dhe respektohen ato”. Duke bazë për bazë veçanërisht këtë rast tragjik, për t’i ftuar aktorë të ndryshëm që të debatohet për këtë çështje.

Mustafë Selimi, familjarë i viktimës ka thënë në fjalën e tij se , si familjarë të së ndjerës Arbenita Selimi Spahiu, nuk bëjnë konstatime por shprehimisht kanë ngjallë vetëm dyshime sepse sipas informacioneve nga mjekët, nga dora e parë, kanë pasur informacionin se se lindja e Arbenitës ka qenë e rregullt, pa komplikime dhe pa asnjë problem, por se më pas, pas 2 orëve, morën lajmin e hidhur se Arbenita ka vdekur.

EkoHigjiena

“Për ne fillimisht ka qenë një nokdaun, një shkurtim i këmbëve. E kemi marrë kufomën kemi nënshkrua, kemi dal pa vërejtje esenciale. Më vonë kanë dalë disa informacione kemi dyshuar dhe kemi kërkua që të bëhet autopsia dhe po presim rezultatet e atij komisioni mjekësor profesional. Nuk kemi qëllim ta akuzojmë askënd pa një ekspertizë profesionale dhe në këtë rast dëshirojë që krejt ky debat të lidhet me rezultatet zyrtare që do të vijnë”, ka thënë Selimi, që është xhaxhai i Arbenitës.

Ai tha se nuk përfitojnë asgjë nga ai rezultat sepse Arbenita nuk do të kthehet në jetë, por kanë menduar për pacientë të tjerë dhe se repartet e shërbimeve shëndetësore të jenë së paku në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë së tyre profesionale. Dhe atëherë kur ajo përgjegjësi është në nivel atëherë opinioni nuk shtron pyetje a ka qenë apo jo faji i dikujt aty, vdekja nuk mund të ndalet, por përgjegjësia duhet të jetë në nivelin më të lartë.

Ndërsa, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku tha se ky ishte një rast i rëndë që e ka goditur këtë familje e viktimës por edhe qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë. Është rast specifik i eshët dhënë një rëndësi mediale por edhe interesim i shoqërisë civile dhe i qytetareve ishte i madh.

“Raste të tilla ka ndodh edhe më parë, që ne i kemi në prokurorinë themelore në Gjilan. Janë raste shumë të rënda dhe shumë të ndjeshme. Janë të rënda para se gjithash për shkak se janë vërtete raste komplekse dhe përfshijnë shumë akterë. Edhe më shumë e bënë komplekse dyshimet, për shkak se prokurorëve gjyqtarëve juriste iu mungon dija profesionale (mjekësia) e këtyre rasteve. Nuk është në dorën e tyre, por janë të lidhur me ekzaminime mjeko-ligjore që për fat të keq nuk keni mund tëi zgjidh këto raste për shkak dijes profesionale të kësaj natyre (shëndetësisë)”, ka tërën Maloku.

Ai tha se po presin konstatimet që dalin nga ekspertizat, rezultatin e ekzaminimit mjekoligjore. Këto hetime të tyre varen nga ekspertizat. Por, sipas tij, ata po e kanë vështirë sepse shpesh nuk e kuptojnë gjuhën e këtyre ekspertizave, ekspertëve, opinioneve, për shkak të mungesës së njohurive nga mjekësia.

E keqja tjetër sipas kryeprokurorit Jetishi është edhe fakti që këto ekspertiza po vonohen. Kjo pastaj sipas tij, shton dyshime, shton tensione, sepse jo vetëm në këtë rast por edhe në raste tjera, familjarët presin me padurim të dinë për familjarët e tyre, se si, pse…. çfarë ju ka ndodhur në të vërtetë familjarëve të tyre që kanë vdekur.

‘Në këtë rajon i kemi 26 raste që familjarët bëjnë presion për të ditur se çfarë u ka ndodhur, pritet ekspertiza sikurse edhe për këtë rast sepse është vetëm një provë, por është provë vendimtare te këto raste”, tha ai.

Duke folur për rastin konkret të Arbenitës, kryeprokurori tha se me të kuptuar rastin, është caktuar një prokuror për krime të rënda, trupi i të ndjerës është bartë në IML në Prishtinë. Kanë pas takim me drejtorin e këtij instituti ku iu është premtuar përgjigje të shpejtë. Kanë intervistua personelin mjekësor të repartit të lindjes, që ka qenë në kujdestari gjatë gjithë natës. Janë intervistuar ekipa që ka intervenuar. Janë intervistuar edhe personelit ndihmës pran Spitalit, dëshmitarë, që kanë qenë prezentë….

“Ne nuk do ti ndalim hetimet. Kjo është bërë me dyshim për lëshime eventuale apo mostrajtim të duhur mjekësor nga personeli mjekësor pran këtij spitali. Pjesë e këtij dyshimi do të jetë një ekspertizë që po e presim me padurim për t’u definuar deri në fund fajësia apo pafajësia e dorës së njeriut në rastin konkret. Ne nuk do të kemi mundësi me kthye në jetë viktimën por do ti shkojmë rastit deri në fund. Nëse është fajtor apo pjesë e fajit, nëse është përgjegjës dora e personelit ne nuk do të falim”, ka thënë kryeprokurori Jetish Maloku.

Shaban Rexhepi gjinekolog i vjetur, tani në pension, tha se ky rast i ka prek të gjithë por edhe atë si gjinekolog i vjetër. “Informatat e para që i kom pranuar nuk kanë qenë të mira. Media kanë dhënë disa informata që neglizhenca ka qenë në pyetje. Kam punuar aty dhe i njoh kolegët e mi e di si punojnë dhe si veprojnë. I ka thirr ata, në bazë të asaj që kolegët kanë përshkruar mendojë në bazë të ecurive që e kanë përshkruar, kam mbetu i kënaqur në kuptimin profesional. Nuk është bërë lëshime në kohë dhe veprim”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka thënë se është me rëndësi të mos jepen deklarata paushallë. “Kolegët e mi e kanë dhënë maksimumin n bazë të asaj çfarë më është thënë”, ka thënë ai.

Përndryshe, ai ka vlerësuar këtë repart duke thënë se reparti i gjinekologjisë ka pasur vetëm 4 vdekje të nënave në lindje, në 16 vjet, si statistikë për t’u vlerësuar. Duke iu referuar statistikave ai do të donte të mos kishte asnjë vdekje, por nëse veç ka, të ketë sa më pak. Sipas tij, mirë është bërë që është dërguar kufoma në ekspertizë dhe ajo do ta thotë fjalën e fundit.

Nexhat Hajrullahu, drejtori drejtorisë së Shëndetësisë tha se raste të tilla janë të rënda për familjarë dhe krejt shoqërinë. Duhet të trokas në ndërgjegjen tonë ky rast. Ekspertiza të dal sa më parë që të sqarohet kjo çështje të mos lejohen fjalë e dyshime. Këto raste të jenë thirrje për përgjegjësi më të madhe në punë, tha ai.

Asllan Gërbavci, qytetar, ishte kritik duke thënë se po pate lekë i ke të gjitha, ndërsa edhe për ekspertizën tha se mund të bëhet ma shpejtë. Shaban Terziu tha se lehona do të duhej të qëndrojnë më gjatë në spital pas lindjes, për t’i ikur kështu komplikimeve e jo të lëshohen pothuajse menjëherë. Edhe Demir Krasniqi tha se mjekësia jonë është në gjendje të mjerueshme ka korrupsion që e rëndon këtë gjendje, derisa Bujar Nevzati ishte kritik që përfaqësuesit e spitalit nuk ishin prezentë në këtë debat sepse nuk duhet t’i ikin përgjegjësisë por edhe për atë që Spitali nuk ka dal në publik, menjëherë pas rastit për me sqarua, andja kjo le natyrshëm dilema.

Sali Hasani ishte kritik ndaj krejt fushave që nuk funksionojnë si duhet duke përfshirë edhe hsëdnetësinë dhe shtoi se mu për këtë edhe në rajon tallen me mjekësinë e Kosovës, derisa Leonora Bunjaku tha fajtori duhet të kërkohet, nëse ka fajtor, që të parandalohen raste tjera. E, Afrim Cana kërkoi mirëkuptim që të mos kontribuojmë që të krijohen përshtypje të keqe për mantelbardhët. Në shëndetësi bëhen punë të mira tha ai.

Përndryshe ky debat u organizua nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” nga Gjilani në bashkëpunim me Fondacionin Friedrih Ebert Stiftung. /2L ONLINE/