Ekspertët për akreditim kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Ekspertët për akreditim kanë qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot ka qëndruar një ekip i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit, të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të
Kosovës.

Ata fillimisht kanë zhvilluar takimin e parë me menxhmentin e Universitetit.

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga : Prof. Dr. Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and
Thrace Institute of Technology, Ms. Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for
Evaluation and Accreditation, gjatë ditës kanë zhvilluar takime të ndara punuese me bartësit e
Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht programit Matematikë Arsimore, për të cilin
Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërkohë kanë takuar edhe pjesën tjetër të
stafit akademik, përfaqësues të Drejtorisë Komunale të Arsimit, gjithashtu edhe studentët.

Rektori i Universitetit “Kadri Zeka”, Bajam Kosumi, tha se kemi zhvilluar një takim të frytshëm me
ekspertët ndërkombëtar, sepse ka kohë që kemi filluar përgatitjet për këtë proces , andaj presim që
gjithçka të shkoj mirë, ka thënë mes tjerash Rektori Kosumi.

Pas takimeve të ndara veç e veç me stafin, ekspertet ndërkombëtar kanë vizituar hapësirat ku zhvillohet
puna me studentët, laboratorët dhe kabinetet ku kryhet puna praktike.

Universiteti “Kadri Zeka ” ka bërë kërkesë për akreditim të Fakultetit të Shkencave Aplikative,
respektivisht Programi Matematikë Arsimore .

 

KOMENTE