DYLON

Ekspertët ndërkombëtarë zhvillojnë takime në UKZ për ri-akreditimin e Programeve të Fakultetit Juridik

Ekspertët ndërkombëtarë zhvillojnë takime në UKZ për ri-akreditimin e Programeve të Fakultetit Juridik
Avatar photo Redaksia

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur takim me ekspertët ndërkombëtar për procesin e ri-akreditimit për dy programe të Fakultetit Juridik, bachelor Juridik i Përgjithshëm, LLB (240 ECTS) dhe Master  Juridiko Penale, LLM (60 ECTS).

Vizita në  UKZ e zhvilluar sot, u organizua nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës dhe u mbikëqyr nga një ekip ndërkombëtar ekspertësh, përfshirë Dr. Nina Rotermund, Dr. Johannes Falterbaum dhe Asnate Kazoka PhD (student doktorature). Procesi u koordinua nga përfaqësuesja e AKA-së, Ilirjane Ademaj Ahmeti.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj vizite, ekspertët realizuan një sërë takimesh me menaxhmentin, stafin akademik dhe administrativ, studentët, të diplomuarit dhe punëdhënësit e tyre, duke vlerësuar cilësinë e programeve dhe ndikimin e tyre në tregun e punës.

Nga takimet e Rektoratit dhe stafit të fakultetit u paraqit gatishmëria për të bashkëpunuar me ekspertët dhe për të zbatuar rekomandimet që mund të dalin nga ky proces, ku u theksua rëndësia e akreditimi për të garantuar cilësi dhe konkurrencë të programeve të Fakultetit Juridik në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Edhe takimet me studentët dhe të diplomuarit u vlerësuan si mjaft të frytshme, pasi ofruan një pasqyrë të qartë mbi përvojën e tyre gjatë studimeve dhe sfidat në tregun e punës. Po ashtu, përfaqësuesit e institucioneve partnere, përfshirë Gjykatën Themelore të Gjilanit, Dhomën e Avokatëve, Policinë e Kosovës dhe noterët, dhanë opinionet e tyre mbi cilësinë e të diplomuarve të UKZ-së dhe përputhshmërinë e programeve me nevojat e tregut.

Ekspertët ndërkombëtarë, në kuadër të procesit të ri-akreditimit të programeve të Fakultetit Juridik në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, po ashtu kanë realizuar një vizitë të detajuar në ambientet e fakultetit, për të vlerësuar kushtet dhe infrastrukturën akademike.

Procesi i ri-akreditimit është jetik për sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe njohjen ndërkombëtare të diplomave të UKZ-së, duke garantuar se programet e studimit përmbushin standardet akademike dhe profesionale të kërkuara. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.