DYLON

Ekspertët këshillojnë fermerët që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve

Ekspertët këshillojnë fermerët që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve
Avatar photo Redaksia

Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (DBPZHR), në Kamenicë, në  vazhdën e saj të vizitave në terren, ka vizituar fermat e fermerëve që merren me rritjen e shpezëve dhe prodhimin e perimeve.

Qëllimi i kësaj vizite tek ferma e shpezëve ishte dhënia e këshillave rreth teknologjisë së mbarshtimit tek shpezët me sistem të lirë të mbajtjes.

Ndërsa vizita tek fermeri që prodhon perime është bërë për t’i dhënë këshilla rreth të ushqyerit e perimeve me mikroelemente dhe ujitjes së tyre.

EkoHigjiena

Drejtori i DBPZHR-së, Naim Arifi, tha se komuna dhe drejtoria të cilën ai udhëheqë do të vazhdojnë vizitat dhe mbështetjet për fermerët e Kamenicës.

“Komuna dhe DBPZHR do të vazhdojë t’i vizitoj dhe ndihmojë fermerët gjithmonë, ndihem krenar me punën e palodhme dhe të pandalshme të fermerëve të komunës sonë”, tha Arifi. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.