DYLON

Ekspertët e Planifikimit Hapësinor prezantojnë planin e punës për vitin 2016

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komiteti Konsultativ i Ekspertëve të Planifikimit Hapësinor (KKEPH), i cili është themeluar para disa ditësh, ka mbajtur të enjten takimin e parë zyrtar, ku ka prezantuar dhe shqyrtuar planin e punës për vitin 2016. “Ne si ekspertë do t`i identifikojmë nevojat e qytetarëve në fushën e planifikimit hapësinor dhe do t`i paraqesim ato para asamblesë komunale”, ka thënë Avni Aliu, kryesues i KKPH.

Aliu ka thënë se janë planifikuar një varg aktivitetesh, siç janë takimet e rregullta me qytetarë dhe përfaqësues të Këshillave lokale, pjesëmarrja në mbledhjet e Kuvendit Komunal, takimet me drejtorët komunalë, me shoqërinë civile, grupet e interesit dhe të tjera.

EkoHigjiena

Detyrë e këtij Komiteti është që të japë mendime, propozime dhe vërejtje në dokumentat e planifikimit hapësinor, siç janë Plani Zhvillimor Urban dhe Plani Rregullativ Urban si dhe dokumentat tjera të përcaktuara me Ligjin për Planifikim Hapësinor të Kosovës e që kanë të bëjnë me territorin e Komunës së Gjilanit.

E gjithë veprimtaria e kësaj trupe të eskpertëve ka të bëjë me planifikimin hapësinor./2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.