DYLON

Ekspertë të ECDC po qëndrojnë në IKSHPK me qëllim të forcimit të Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Infektive

Ekspertë të ECDC po qëndrojnë në IKSHPK me qëllim të forcimit të Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Infektive
Avatar photo Redaksia

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka pritur në një vizitë dyditore, ekspertë të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Qëllimi kryesor i këtij misioni/vizite, është vlerësimi dhe identifikimi i nevojave në mbikëqyrjen e sëmundjeve infektive, si dhe përafrimi me standardet dhe praktikat e BE-së për menaxhimin e kërcënimeve serioze ndërkufitare shëndetësore.

EkoHigjiena

Vizita përfshin analiza mbi strukturat ekzistuese, legjislacionin, cilësinë e të dhënave dhe kapacitetet epidemiologjike, si dhe trajnime për raportimin në platformat e ECDC-së (EpiPulse CASES/TESSy).

Diskutimet do të ndihmojnë në përcaktimin e hapave të ardhshëm për përmirësimin e mbikëqyrjes dhe bashkëpunimit me ECDC-në. /2LONLINE/