DYLON

Ekspertë sporti në çdo shkollë, plan i ri në Kamenicë

Ekspertë sporti në çdo shkollë, plan i ri në Kamenicë
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Komunën e Kamenicës, Selami Klaiqi, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me bashkëpunëtorë profesionalë nga fushat sportive, përkatësisht në futboll, volejboll, basketboll dhe atletikë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar dhe është dakorduar që në secilën shkollë të angazhohen profesionistë të kualifikuar nga secila disiplinë sportive, duke përfshirë futbollin, basketbollin, volejbollin dhe atletikën. Ky hap synon avancimin e edukimit fizik dhe identifikimin e hershëm të talenteve sportive tek nxënësit.

EkoHigjiena

Drejtori Klaiqi ka thënë se përmes këtij organizimi, çdo nxënës do të ketë mundësinë që të zhvillojë talentin e tij në sport, duke pasur mbështetjen e plotë të Drejtorisë së Arsimit nëpërmjet ekspertëve të fushave përkatëse.

Ai po ashtu është shprehur se Drejtoria e Arsimit mbetet e përkushtuar në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e gjithanshëm të nxënësve dhe promovimin e aktiviteteve sportive në institucionet arsimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.