DYLON

Ekspertë francez së shpejti në Gjilan për të trajnuar zyrtarët në aspektin e emergjencave

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka pritur sot në takim një delegacion nga Franca, në krye me Jean Paul Bosland – kryetar i komunës në Gaillard, i cili shoqërohej nga kryetari i Shoqatës së Miqësisë Franko-Shqiptare, Tahir Shabani dhe dy arkitektët, Sigfrido Lezzi e Christophe Piguet.

Kryetari Haziri ka falënderuar për z. Paul Bosland për ardhjen në Gjilan, përderisa e ka informuar për aspektin e përgjithshëm të Gjilanit, përfshirë ekonominë, sigurinë, urbanizmin e emergjencat.

EkoHigjiena

Ndërsa, kryetari i Komunës në Gaillard në Francë, Jean Paul Bosland, pasi e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë, ka thënë se qëllimi i kësaj vizite është që të japin kontributin e tyre në menaxhimin e katastrofave natyrore.

Ai tha se janë të gatshëm që gjatë muajve të ardhshëm të sjellin ekspertë nga Franca, për trajnimin e zyrtarëve në aspektin e emergjencave.

Në takim u paralajmërua që së shpejti bashkëpunimi mes Gjilanit dhe Gaillard do të konkretizohet me një marrëveshje konkrete, në të mirë të qytetarëve të Gjilanit.

Pas takimit, kryetari i Komunës në Gaillard në Francë, Jean Paul, ka parë nga afër punën që bëhet në Shërbimin e Zjarrfikësve dhe në Drejtorinë e Urbanizmit.​ /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.