DYLON

Ekspertë amerikanë të medias trajnojnë FSK-në

Ekspertë amerikanë të medias trajnojnë FSK-në
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 23” ekspert të fushës së medias dhe komunikimit me publikun, nga Ushtria Amerikane për Europë (EUCOM) janë duke realizuar trajnim për personelin e FSK-së, me qëllim të përmbushjes së objektivave dhe prioriteteve të FSK-së për rolin dhe rendësinë që ka ky ushtrim për vendin tonë.

Zëvendës komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi në vizitën që bëri sot gjatë realizimit të trajnimit falënderoi trajnerët nga ushtria amerikane për mbështetjen e vazhdueshme që japin për FSK-në, dhe theksoi rendësin dhe prioritetin që i ka dhënë Komandanti i FSK-së, komunikimit strategjik dhe marrëdhënieve me publikun për mbajtjen dhe avancimin e imazhit të FSK-së në publikun e gjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.   /2LONLINE/

EkoHigjiena