Eksperimenti, produkt vendor!

Eksperimenti, produkt vendor!

Që nga paslufta, kemi përdorë lloj-lloj eksperimenti ndërkombëtar ,që në shumë raste kanë dështuar. Të njëjtin fat do ta përcjell edhe ky eksperiment vendor “Udhëzimi Adminitrativ Nr.10/2018, për “Normativin Mbi Kuadrin Profesional Të Arsimit të Përgjithshëm”.

Shkruan: Murat Mustafa

Me këtë normativ mësimdhënësit e Kosovës do të jenë me titull Master dhe Doktor, pas disa vitesh! Pra, në arsimin e mesëm të ulët dhe arsimin e mesëm të lartë, mësimdhënësit do të jenë me këto gradime ,e që padyshim do të na kenë për lakmi shumë shtete të botës, sikurse Singapori dhe Finlanda, që njihen me arsim më cilësor në botë.

Të nderuar, ju në MASHT, në vend se ta eliminoni një problem, ju bëni të kundërtën, e shtoni edhe një. Në fakt ju e keni riaktualizuar problemin e që ishte Udhëzimi Administrativ 6/2015?!

Ju, e dini që sistemi arsimor është bërë si ato rrobat që janë të grisura nga të gjitha anët, e ku nuk mund të intervenosh askund për me i “harrnu”?!

Ju, në vend se të harrnoni, normalisht nëse ka mbet vend për me harrnu, ju po grisni edhe më shumë, me një udhëzim administrativ që për mendimin tim, veç shqetësime të panevojshme po shkaktoni?!

Ju, pse nuk vepruat edhe me mësimdhënësit që kanë nga 180 kredi, sikur me mësimdhënësit e SHLP-së?!
Çfarë faji kanë mësimdhënësit me studime katërvjeçarë në Fakultetin e Edukimit, dhe ata të AKM-së, që nuk ju është lejuar nga demagogët e FSHMN-së, departamenti i Gjeografisë për ta vazhduar Masterin?!

Ju e dini që këtyre me fakultet katër vjeçar ju është thënë se nuk keni nevojë për t’i vijuar studimet për Master, sepse është e mjaftueshme fakulteti për të qenë mësimdhënës?!

Ju e dini që mësimdhënësve që kanë përfunduar AKM-në, nuk ju është lejuar në lëndën e Gjeografisë, ndërsa drejtimeve tjera ju është lejuar për studime Master?!

Ju, si do të veproni me mësimdhënësit të cilët nuk mund ta përfundojnë Masterin, jo për fajin e tyre, por për fajin e Fakulteteve që në konkurs kërkohen 20-30 student/e?!

Ju e dini që arsim cilësor sjell një sistem i qëndrueshëm, zhvillimi profesional i mësimdhënësve përmes trajnimeve, e jo Inspektori që asnjë ditë të vetme nuk e ka në mësimdhënie?!
Ju e dini që një mësimdhënës të suksesshëm e bën përvoja e jo titulli Master apo Doktorant?!

Ju, gjatë këtij pushimi identifikoni individ që kanë haber me sistemet arsimore dhe bëni zgjidhje, e mos krijoni probleme dhe shqetësime të paarsyeshme?!

A duhet ndonjëri të jep llogari për këto dhe të tjera padrejtësi që ju kanë bërë studentëve/mësimdhënësve nga të paditurit?

Pra, ky udhëzim nuk është asgjë, përveç që ju hap rrugë partive politike në pushtet, për të hapur vende të reja dhe për t’i rehatuar militantët partiak, duke dhënë arsyetime të kota se këta kandidatë/e të pranuar kanë Master, ndërsa ju nuk e keni!

/Autori është mësimdhënës, në SH.F.M.U ”Rexhep Elmazi”, Gjilan/

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE