/2L ONLINE/ – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt. Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është biseduar mbi gjendjen e sigurisë. Anëtarët e këtij ekipi thonë se kanë pranuar nga qytetarët e kësaj komune disa shqetësimi që kanë të bëjnë me sigurinë në veçantë të vjedhjeve që kanë ndodhur gjatë muajit të fundit në fshatrat e ndryshme si në Ramjan, Pozheran etj.
Emri Emerllahu, Koordinator i EVSB-së në Viti, pasi që foli mbi këto vjedhje tha se megjithatë gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë, është e qetë dhe stabile. Ai ndër falënderoj komunën e Vitisë dhe policinë e Kosovës që po bashkëpunojnë ngushtë me këtë ekip.
Emerllahu tha se investimet të cilat po i bënë kjo komunë në fushën e infrastrukturës po ndikojnë drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e përgjithshëm pasi që me krijimin e trotuareve, rrugëve më të mira dhe ndriçimit publik po rritët siguria e qytetarëve vitias.
Gjatë këtij takimi ai ka njoftuar anëtare e këtij ekipi edhe mbi punën e bërë, ku ndër tjerash përmendi edhe aktivitetet e zhvilluar për nder të javës për të drejtat e viktimave të krimit. Po ashtu gjatë këtij takimi është folur edhe mbi çështje të tjera të cilat lidhën drejtpërdrejtë me sigurinë. /2L ONLINE/