DYLON

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhje të rregullt

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Gjatë mbledhjes së rregullt të Ekipit Veprues për Siguri në Bashkës (EVSB) që është mbajtur sot është biseduar për çështjet e ndryshme që kanë të bëjnë kryesisht me sigurinë. Imri Emerllahu, Koordinator i këtij Ekipi ndër tjerash ka folur edhe për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë.

“Gjendja e Sigurisë në komunën tonë është e mirë dhe stabile. Megjithatë ka incidente të vogla, por ne si EVSB kemi për detyrë që të bashkëpunojmë me mekanizmat përkatës që gjendja e sigurisë të mbetet në nivel të kënaqshëm në komunën tonë”, u shpreh Emerllahu.

EkoHigjiena

Gjatë këtij takimi anëtarët e këtij ekipi kanë shprehur shqetësimet e tyre në lokalitetet e ndryshme si dhe për çështjet që kanë të bëjnë për sigurinë në trafik, vjedhjeve, dëmtimeve etj.

Ndërsa, Muhamet Ajeti nga Stacioni Policor në Viti, kërkoj që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke raportuar për veprimtaritë e dyshimta dhe kërkoj që mundësisht të sigurojnë edhe dëshmi me qëllim që kryesitë e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar para gjykatës.

Nijazi Lutfiu, Drejtor i Shkollës së Mesme Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti ndër tjerash ka kërkuar që të shikohen mundësitë që me akte nënligjore të ndalohen rreptësishtë përdorimi i celularëve.

Po ashtu gjatë këtij takimi anëtarët e këtij Ekipi kanë folur edhe rreth mbajtjes së fushatave vetëdijsuese në shkolla rreth keqpërdorimit të rrjeteve sociale ku anëtarët u pajtuan që kjo fushatë të mbahet me nxënës nga klasa e 9 deri 12. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.